Humbja e tretë radhazi, Fiorentina në krizë totale

5 Shtator 2026, 17:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Torino duke festuar

Fiorentina pësoi humbjen e tretë radhazi në po kaq ndeshje të zhvilluara në Serinë A. Skuadra nga Firence u mposht 2-1 nga Torino me përmbysje, në duelin e javës së tretë.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte një tjetër histori. Fiorentina e nisi shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Pellegrino në minutën e 47-të.

Megjithatë, në fund nuk ia doli të largohej me pikë nga kjo përballje. Mandragora barazoi në minutën e 73-të, duke i shënuar ish-skuadrës së tij.

Golin e përmbysjes dhe të fitores për Torinon e shënoi Adams në minutën e 82-të. Kjo humbje, e treta radhazi, e lë Fiorentinën në fund ende pa pikë.

Torino mban vendin e 14-të me 3 pikët e para të regjistruara në Firence.

 


Video