Skuadra e Venezias nuk po gjen qetësi në Serie A.
Tre ndeshje të para po aq humbje, sot pësuan humbje në konak të Frosinones me rezultat 3:2.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, u paraqit nga minuta e parë, duke u zëvendësuar në minutën e 46-të.
Për Frosinonen shënuan Raimondo (21' e 39'), Kvernadze (83’) dhe për udhëtuesit Yeboah (66') e Sagrado (74’).
Venezia renditet në vend të 18-të me 0 pikë dhe Frosinone në të 7-tin me 6 pikë pas javës së tretë.