A pritet të zgjidhet presidenti i ri në shtator, ja çfarë mendojnë qytetarët
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
A pritet të zgjidhet presidenti i ri në shtator, ja çfarë mendojnë qytetarët
Sheshii06
Foto Ilustruese
06/09/2026 - 16:53
Linku u kopjua

Vazhdimi i seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës më 9 shtator, që pritet t'i hap rrugë zgjedhjes së presidentit, nuk po shihet optimiste nga qytetarët se do të ketë rezultate pozitive edhe për zgjedhjen e të parit të shtetit në vend, përkundrazi ata mendojnë se vendi do të shkojë prapë në zgjedhje të reja.

Për qytetarin Mirsad Krasniqi, shkuarja në zgjedhje do të ishte një dëm I madh për Kosovën dhe një imazh i keq për shtetin.

“Unë mendoj sepse është momenti i fundit, domethënë në qoftë se nuk zgjidhet edhe të mërkurën, atëherë pashmangshëm do të shkojmë në zgjedhje. Kjo do të ishte një dëm shumë i madh për Kosovën, një imazh shumë i keq për Kosovën, sepse brenda dy viteve me u bë tri-katër herë zgjedhjet, çka është tepër, tepër”, tha Krasniqi.

E për këtë, shprehet se përgjgjësia qëndron tek partitë opozitare që sipas tij, i gjetën behane edhe andidatit për president, Bekim Sejdiut.

Ngjashëm mendon edhe Bajram Demaj, i cili thekson se partitë opozitare nuk po duan t’i bëjnë votat për zgjedhjen e presidentit.

Ndërsa Azem Doda thotë se vendi do të shkojënë zgjedhje dhe se faji tashmë është jetim..

Njoftimin për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, këtë të mërkurë (më 9 shtator) në orën 11:00 e bëri të ditur kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Kuvendi është mbledhur dy herë që nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në rastin e parë, deputetët u betuan dhe pas kësaj, Kurti kërkoi një shtyrje nga salla për të negociuar për çështjen e presidentit. Sipas tij, nëse Kuvendi do të konstituohej dhe Qeveria do të formohej pa një marrëveshje për presidentin, zgjedhjet nuk do të ishin shmangur.

Kreu i VV-së, Albin Kurti negocioi vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me këtë parti, ditë më parë, ata ranë dakord për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president. Por gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan këtë marrëveshje. Kurti pas kësaj situate ka thënë se marrëveshja VV-LDK ende është në fuqi.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës ani se i kanë kundështuar bisedimet me Albin Kurtin, ata vazhdimisht po protestojnë për thirrjen e seancës konstituive.

Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 7 qershorit ka fituar 53 mandate së bashke me dy parti (Guxo dhe Alternativa) në koalicion parazgjedhor. PDK, ka siguruar 22 ulëse, LDK 18 deputetë dhe Aleanca 7. Që nga muaj prill mandatin e presidentes po e ushtron Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës, pasi Vjosa Osmani mbaroi mandatin e saj.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026