Benet Beci: Zjarret në Bardhaj dhe Myselim nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

6 Shtator 2026 | 17:00

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në dy zona Bardhaj dhe Myselim, duke njoftuar se tashmë situata është normalizuar duke bërë që dhe banesat pranë të jenë jashtë rrezikut.

Beci bën me dije se zona po mbahet nën monitorim për çdo rast të mundshëm bashkë me ekipet e emergjencave.

Njoftimi i plotë:

Pas një riaktivizimi të zjarrit, të favorizuar nga era gjatë mesditës, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt normalizimit dhe banesat janë jashtë rrezikut.

Vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, punonjësit e njësive administrative, vullnetarët dhe banorët e zonës.

Operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët ndërhynë mbi vatrat më problematike, duke ndihmuar në izolimin e flakëve, frenimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e banesave.

Zona vijon të mbahet nën monitorim për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ke dhimbje shpine dhe në brryla? Ekspertët: Po luan shumë me telefon

Një studim i ri ka zbuluar një lidhje të fortë mes varësisë nga lojërat në celular dhe dhimbjeve muskuloskeletore. Studimi përfshiu 364 studentë të mjekësisë në universitete...
16:53 | 06/09/2026

AI po e shikon migrenën si diçka më shumë se thjesht një dhimbje koke

Inteligjenca artificiale mund të ndryshojë mënyrën se si diagnostikohet dhe trajtohet migrena. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit Norvegjez, të cilët kanë përdorur të dhënat...
16:45 | 06/09/2026

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

Shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë emrin në librin e rekordeve Guinness. Artan dhe Arnold Balla kanë hyrë për herë të tretë në librin e rekordeve Guinness....
16:00 | 06/09/2026