Lajmet

NASA transmeton live momentin e zbarkimit të capsulës Crew-12 në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Shkurt 2026
Ata do tu bashkohen dy pasagjeverë të tjerë që janë në bordin e ISS që nga misioni Crew-11. NASA transmeton live momentin e zbarkimit të capsulës Crew-12 në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Misioni Crew-12, fluturimi i 12-të i SpaceX në hapësirë me njerëz në bord, u lançua të Premten në 11:15 me orën tonë lokale nga Florida e Shteteve të Bashkuara dhe pritet të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinore ditën e sotme në 21:15 me orën tonë lokale.

Brenda kapsulës janë astronautët e NASA Jessica Meir dhe Jack Hathaway, të Agjencisë Europiane Hapësinore Sophie Adenot dhe kozmonauti I Roscosmos Andrey Fedyaev.

Ata do tu bashkohen dy pasagjeverë të tjerë që janë në bordin e ISS që nga misioni Crew-11.

Crew-12 do të qëndrojë në ISS për 8 muaj dhe të kryejë disa eksperimente shkencore, një për shëndetin njerëzor dhe një për avancimin e teknologjive për misionet e ardhshme drejt Hënës dhe Marsit.

Ata do të studiojnë bakteret që shkaktojnë pneumoni dhe që mund të çojnë në dëmtim të zemrës. NASA do të transmetojë live momentin që kapsula mbërrin në ISS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OpenAI dhe Broadcom nënshkruajnë një marrëveshje multi-miliardë dollarëshe