Fier/ Katër vatra zjarri mbeten aktive në pyllin e Semanit, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve

Aktualitet | 39 minuta më parë

Katër vatra aktive zjarri janë shfaqur këtë të diel në pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman, në qarkun e Fierit.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po fryn në zonë, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse të Fierit vijojnë operacionet intensive për të kontrolluar situatën.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë disa pjesë të pyllit, duke krijuar katër pika aktive që po kërcënojnë vegjetacionin dhe ekosistemin lokal.

Kushtet atmosferike, veçanërisht era e fortë, po ndihmojnë në përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë të vështirë izolimin e plotë të vatërave.

Njësitë zjarrfikëse të Bashkisë Fier janë mobilizuar që në momentet e para dhe po punojnë pa ndërprerje për të frenuar avancimin e zjarrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme