FSHF do të ndërtojë dy fusha në Luginën e Preshevës, Duka: Detyrë morale për fëmijët shqiptarë!

Nisma më e fundit e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila është angazhuar të mbështesë fëmijët dhe të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës, përmes projektit për ndërtimin e dy fushave moderne të futbollit, është komentuar paraditen e sotme nga vetë numri një i këtij insitucioni.
“Federata e Futbollit ka marrë një iniciativë për të ndërtuar dy fusha në Luginën e Preshevës, një në Bujanoc dhe një në Komunën e Preshevës. Kjo iniciativë nuk lindi sot, pasi bashkëpunimi dhe mbështetja jonë për fëmijët në Luginën e Preshevës kanë filluar prej vitesh, duke i mbështetur me materiale sportive dhe uniforma”, tha Armand Duka.
Në fjalën e tin numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit pohoi se: “Vitin e fundit organizuam edhe një turne me futbollistë të vegjël nga Lugina dhe nga diaspora e Luginës. Gjatë diskutimeve me komunitetin e futbollit dhe komunat e Preshevës dhe Bujanocit, pamë se infrastruktura sportive ishte vërtet në nivele të padëshirueshme. Për këtë arsye, vendosëm në Komitetin Ekzekutiv që t’i mbështesim me ndërtimin e një fushe, por më vonë ky vendim u ndryshua dhe ne vendosëm ta zgjerojmë projektin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




