Vllaznia, zv-trajneri Ergi Borshi: Krijuam shumë, por fati ishte me Partizanin

Abissnet Superiore | 20 orë më parë

Zv-trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi ka folur për “Super Gol” pas humbjes 3-2 që skuadra shkodrane pësoi në “Loro Boriçi” përballë Partizanit.

“Fitorja në Shkodër është një detyrim, një detyrim para publikut dhe në këto kushte që jemi ne kthehet në detyrim jo vetëm brenda, por edhe jashtë. Sot djemtë luftuan dhe treguan se duan ta fitojnë ndeshjen. Ka dhe ndeshje të tilla që nuk fitohen me zor. Partizani erdhi dy-tri herë në portë dhe mori atë që deshi”.

“Ne krijuam shumë raste, por fati ishte me Partizanin. Duhet të jemi më të qetë kur dalim para portës. Çfarë mund të korigjojmë? Po, ka gjëra për të korrigjuar, në të gjitha repartit. Edhe fakti që nuk kalojmë në avantazh duhet korrigjuar, edhe që pësojmë duhet korrigjuar”.

“Megjithatë, nga ndeshja e parë e deri sot kemi treguar rritje. Na duhen pikë, se ato na sjellin qetësi. Deri tani kemi vuajtur për të marrë pikë, duhet të përgatitemi më mirë për ndeshjen e radhës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme