Teuta, trajneri Tetova: Duhet ta mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë

“Skuadrës i vendos notën 10, por… duhet të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë”. Trajneri i Teutës, Edlir Tetova ka komentuar fitoren 3-1 të arritur në fushën e Laçit në javën e tretë të “Abissnet Superiore.
“Nuk jam i kënaqur me kushtet që kishte fusha, për të dyja skuadrat, jo vetëm për ne. Mendoja se do të bënim një futboll më të bukur, të dyja ekipet, sepse Laçi ka treguar futboll të mirë.
“Skuadrës do i vendosja notën 10, sepse në fund është rezultati që të kënaq. Përsa i përket mbylljes së ndeshjes, mendoj se duhet ta mbyllnim në pjesën e parë”.
Pritja e portierit tonë në penallti, na ndihmoi. Kam pasur dorë të lirë në zgjedhjen e ekipit. Akoma kam 3 lojtaë jashtë. Me pushimet e kombëtareve, do të kemi mundësi me ekip më të plotë.
Fokusi i këtij 4-vjeçari do të jetë prodhimtaria e klubit, pra pjesë të akademisë. Egoizmi te lojtarët? Lojtarët kanë premio nëse fitojnë topin. Ka kritika. Kam vendosur edhe premio shtesë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




