Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

Ditën e Diel ( 6 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e orë të plota me diell
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



