Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga janari deri në shtator. Kjo ka bërë që siguria në vendin e punës të vazhdon të mbetet tejet shqetëuese. Kryetarit i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka saktësuar se nga këta 20 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e punës, 11 prej tyre në sektorin e ndërtimtarisë. “Ne me dekada kemi kërkuar që këto raste të tilla të kenë mbështetje financiare, së paku që familjet që humbin më të afërmit e tyre, së paku të mos e kanë vështirësi financiare. Por shteti nuk po e trajton barabartë, sikurse punëtorët e sektorit privat, ashtu edhe ata publik. Sepse në sektorin publik, nëse punëtori vdes në vendin e tyre të punës kryesisht për raste të ndryshme atëherë këta kanë një mbështetje financiare pothuajse gati të përhershme, kurse tek ne, ne trefish financojmë më shumë buxhetin e Kosovës dhe nuk marrim asgjë” ka deklaruar për Ekonomia Online, kryetarit i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …