Lajme nga vendi

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së

Hezitimi për të firmosur disa projekte kontroverse, përfshirë privatizimin e tenderave të shëndetësisë duket se i ka dhënë fund detyrës së Evis Salës në krye të ministrisë së Shëndetësisë.

Burime i thanë Kapitalit se Sala i ka paraqitur Edi Ramës dorëheqjen nga posti i ministres dhe pritet që më vonë të dalë në një deklaratë publike, ku do të sqarojë arsyet e këtij vendimi.

Sigurisht, që zonja Sala do të paraqesë arsye personale apo angazhime të tjera, por arsyeja e vërtetë që i hëngri kokën shkencëtares me famë botërore, tashmë është një sekret publik.

Editorial