Biznes

Shqetësimet për inflacionin shkaktojnë trazira në tregjet e borxheve, interesat e bondeve arrijnë nivele rekord

Shqetësimet për inflacionin shkaktojnë trazira në tregjet e

Interesat e bondeve qeveritare kërcyen në tregjet kryesore këtë të martë, teksa kostot e huamarrjes në Japoni dhe Britaninë e madhe prekën nivelet më të larta në shumë dekada, ndërsa interesat e thesarit të SHBA-vë shënuar rritje të ndjeshme, si pasojë e rinisjes së luftimeve në Lindjen e Mesme, të cilat kanë rindezur shqetësimet për inflacionin.

Interesi i obligacioneve 10 vjeçare të qeverisë amerikane arriti në nivelin më të lartë të 20 muajve të fundit, duke u rritur me 3 pikë bazë për t'u tregtuar në 4.7880%.

Yield-i i obligacioneve referencë 10-vjeçare të Japonisë u rrit me më shumë se 6 pikë bazë, duke prekur vlerën 3% për herë të parë që nga viti 1996.

Gjithashtu, yield-i i bonove afatshkurtra 2-vjeçare të qeverisë japoneze preku nivelin më të lartë të 31 viteve të fundit në 1.81%.

Diku tjetër, yield-et e bonove qeveritare 10-vjeçare të Britanisë së Madhe, të njohura si "Gilts", u rritën me më shumë se 9 pikë bazë duke shkuar në 5.2341%, niveli i tyre më i lartë që nga qershori i vitit 2008 në kulmin e Krizës Financiare Globale.

Ndërkohë, yield-i i bonove 30-vjeçare "Gilt" të Britanisë së Madhe fluturoi me 9 pikë bazë duke arritur në 5.8856%, niveli i tij më i lartë që nga marsi i vitit 1998.

Gjithashtu u rritën edhe bonot e qeverisë gjermane — të cilat zakonisht shihen si një barometër për kostot e huamarrjes në zonën e euros. Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare (Bund) u rrit me më shumë se 3 pikë bazë në 3.3546%, një nivel i ri më i lartë për 52 javët e fundit, ndërsa yield-i i obligacioneve 2-vjeçare arriti në 2.9496%, niveli i tij më i lartë që nga korriku i vitit 2024.

Yield-i i bonove 2-vjeçare të qeverisë së Francës u rrit në nivelin e tij më të lartë që nga prilli i vitit 2024.Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, i shpërfilli shqetësimet për rritjen e yield-eve të SHBA-së gjatë një interviste për CNBC të hënën.

Duke folur në prag të takimit të ministrave të financave të G20-ës në Asheville, Karolina e Veriut, Bessent tha se tregu i bonove të SHBA-së mbetet "tregu me performancën më të mirë" në botë, duke vënë në dukje se agjencia Fitch Ratings muajin e kaluar rikonfirmoi vlerësimin AA+ për borxhin qeveritar.

Kjo rritje e menjëhershme e kostove të huamarrjes erdhi pasi SHBA-ja dhe Irani ndërmorën sulme hakmarrëse rreth Ngushticës së Hormuzit ditët e fundit, duke rritur çmimet e energjisë dhe duke kthyer sërish presionet e inflacionit në fokusin e investitorëve.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila shërben si referencë për çmimet globale, së fundmi u tregtua rreth 2.2% më lart në 92.38 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e të ardhmes për naftën ëest Texas Intermediate (ëTI) u rritën me 2.61% në 88.05 dollarë.

Editorial