AKTUALITET

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin masiv në bulevard: Rama jep dorëheqjen! Arrestoni Ballukun!

21:56 - 04.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare ka kaluar në një tjetër fazë aksioni në terren.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës nga platforma e protestës, turma e mbledhur është nisur në një marshim të fuqishëm e masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit, protestuesit po lëshojnë thirrje të njëpasnjëshme e të drejtpërdrejta kundër kabinetit qeveritar. Në kor dëgjohen thirrjet e panumërta “Rama jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!” dhe “Arrestoni Ballukun!”, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe vënien përpara drejtësisë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandale korruptive.

“Pa rini, nuk ka Shqipëri!” dhe “Studentët kërkojnë revolucion!”, janë ndër thirrjet e protestuesve gjatë marshimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.