Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim tre ditor në Kiev, si pjesë e përgatitjeve për një vizitë nga një delegacion amerikan, raportoi Interfax, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov.
Putin pritet të takohet me të dërguarit specialë të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner të martën, tha Peskov për TASS.
“Presidenti rus dhe komandanti suprem i përgjithshëm lëshoi një urdhër për të pezulluar sulmet ndaj Kievit për tre ditë, duke filluar nga mesnata e sotme. Kjo për shkak të përgatitjes dhe kryerjes së kontakteve amerikane në Kiev”, tha ai.
Kjo lëvizje vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do të kryente sulme gjatë kohëzgjatjes së vizitës së të dërguarve të Uashingtonit, ndërsa i bëri thirrje Rusisë të bënte të njëjtën gjë.






