AKTUALITET

Protesta kundër qeverisë, Hasimja: Rama nuk mund t’i zgjidhë problemet me PR apo ‘Pasqyra’! Ja çfarë do ta trembte dhe shkundte atë nga themelet

19:19 - 05.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja komentoi protestën kundër qeverisë, duke e konsideruar pjesëmarrjen të konsiderueshme dhe duke theksuar se, pavarësisht kohëzgjatjes, protesta e ka dhënë tashmë efektin e saj.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, ai theksoi se protesta ka ndikuar në rritjen e vëmendjes ndaj problematikave të ngritura, ndërsa e cilësoi atë si një lloj “shkolle vere demokracie”, veçanërisht për brezat e rinj.

“Mendoj që fakti që protesta vazhdon është me shifra gjithsesi të respektueshëm, të respektueshme është një arritje e madhe dhe mendoj që gjithsesi efektin protesta e ka dhënë edhe më përpara. Po të mos ishte protesta nuk do kishim gjithë këto pasqyrat, besën e gjithë këto prania besnike, gjithë këto gjëra të tjera. Domethënë këto nuk do ekzistonin. Pra duket qartazi që e ka arritur qëllimin e vetë. Mendoj që ka në një farë mënyre dhe ka shërbyer se një lloj shkollë vere demokracie. Po sepse ka ndikuar sidomos tek brezat e rinj që janë pak më apatik ndaj politikës. Gen Z kryesisht siç i quajmë ne”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po tenton t’i trajtojë këto problematika përmes platformave që ai ka ngritur si “Pasqyra”, por kjo nuk është e mundur. Sipas tij, kjo arrihet duke ndryshuar sistemin, por nëse kjo gjë ndodh, Rama rrëzohet.

“Rama po përpiqet t’i zgjidhë problemet me PR, me dhënie llogarie, por këto nuk janë probleme që zgjidhen në Pasqyra e platforma. Zgjidhen nëse vendos që të ndryshosh logjikën e sistemit. Por po ndryshoi sistemi, ai nuk është më në pushtet. Kështu është i dënuar që të marrë masa që nuk kanë për ta zgjidhur asnjëherë problemin”, u shpreh Hasimja.

Analisti tha se ajo që do ta trembte vërtet Ramën do të ishte bashkimi i opozitës dhe energjisë së protestës, gjë që sipas tij, do ta shkundte nga themelet.

“Protesta mund të marrë forma të tjera, mosbindje civile dhe këto mund ta shqetësonin. Një gjë tjetër që e trembte Ramën është bashkimi i opozitës dhe i energjisë së protestës. Në fillim kur protesta nisi nga ana e opozitës nuk dinin se si të reagonin. Arsyeja kryesore ka qenë se protesta në dukje ishte kundër problemeve të Zvërnecit ku ishte e përfshirë dhe Kushner. Brenda PD mendohej se mos ndoshta duke mbështetur protestën po dalim kundër amerikanëve, dhe në momentin që u sqaruar ky merak, atëherë PD iu bashkua. Por nëse do të kishte një sinkronizim të këtyre energjive, kjo jo e tremb Ramën por e shkund nga themelet”, shtoi ai.

Një koment bëri edhe për vizitën e Sali Berishës në SHBA, duke thënë se është një fitore personale e tij, por kjo nuk i adreson problemet kryesore që kanë krijuar mosbesim ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.