Horoskopi javor 7-13 shtator/ Peshqit
E hëna është një ditë e mirë për të kaluar kohë me miqtë ose për t’iu rikthyer rutinave tuaja, pasi...

Shqipëria, prej sot ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pati njoftuar disa ditë më parë se ky vendim vjen pas heqjes së këtij vendi nga lista e autorizuar e BE-së.
Vendimi për ndalimin e importit u mor për shkak të dështimit të ofrimit të garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve dhe stimuluesve për rritjen e kafshëve.
Çfarë rreziku fshihej:
1. Rezistenca ndaj antibiotikëve
Ky është shqetësimi kryesor. Përdorimi i papërshtatshëm ose i tepërt i antibiotikëve te kafshët mund të favorizojë krijimin e baktereve rezistente. Këto baktere mund të infektojnë njerëzit dhe të bëjnë disa antibiotikë të rëndësishëm për mjekësinë njerëzore më pak efektivë. BE-ja e konsideron rezistencën antimikrobike një çështje serioze të shëndetit publik.
2. Përdorimi i antimikrobikëve për rritjen e kafshëve
Rregullat e BE-së ndalojnë përdorimin e antimikrobikëve për qëllim nxitjen e rritjes së kafshëve. Për produktet që vijnë nga vende të treta, BE-ja kërkon që vendet eksportuese të japin garanci se këto rregulla respektohen.
3. Mbetjet e barnave në produktet ushqimore
Kontrolli ka të bëjë edhe me mbetjet e substancave veterinare në produktet me origjinë shtazore. Për këtë arsye BE-ja kërkon sisteme kontrolli dhe dokumentacion që të mund të verifikojë përputhjen me standardet e saj.
4. Problemi nuk është vetëm mishi brazilian
Masa e BE-së lidhet me një kategori më të gjerë produktesh me origjinë shtazore. Rregullorja e re përcakton cilat vende dhe produkte lejohen të hyjnë në BE në lidhje me kufizimet për përdorimin e disa barnave antimikrobike. Ajo zbatohet nga 3 shtatori 2026.
E hëna është një ditë e mirë për të kaluar kohë me miqtë ose për t’iu rikthyer rutinave tuaja, pasi...
Nëse ka konflikte apo drama në marrëdhëniet tuaja, Hëna në Luan në fillim të javës shërben si një lloj en...
Bricjap, gjatë Hënës në Luan të hënën, po zhyteni në qoshet më të errëta të psikikës suaj. Gjat...