Modë / 2 September 2026, 15:48

Shtatori duhet të nisë me elegancë! Lancaster Paris Albania sjell koleksionin e ri Vjeshtë-Dimër 2026

WhatsApp Image 2026-09-03 at 10.27.38.jpeg

Sapo vera nis të largohet, ndryshon edhe mënyra si vishemi. Shtatori sjell dëshirën për materiale më të plota, nuanca më të ngrohta dhe aksesorë që mund të shoqërojnë ditët tona nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Lancaster Paris Albania sapo na ka njohur me koleksionin e ri Vjeshtë-Dimër 2026, një përzgjedhje çantash që ndërthur elegancën karakteristike të markës me prakticitetin që kërkon ritmi i përditshmërisë.

Koleksioni i ri vjen me një gamë të gjerë ngjyrash, nga tonet neutrale dhe të lehta deri te nuancat më të theksuara, duke i dhënë çdo vajze dhe gruaje mundësinë të gjejë modelin që përshtatet më së miri me stilin e saj.

Ajo që e bën koleksionin veçanërisht të lehtë për t'u përfshirë në garderobën e përditshme është shumëllojshmëria. Një çantë në një ton të butë mund të bëhet pjesë e pandashme e kombinimeve, ndërsa një ngjyrë më e guximshme mund t'i japë jetë edhe veshjes më minimaliste.

WhatsApp Image 2026-09-03 at 10.27.39.jpeg

Mes modeleve të reja spikasin edhe çantat prej kamoshi, një nga materialet që po rikthehet fuqishëm këtë sezon dhe që i jep pamjes një ndjesi më të ngrohtë, elegante dhe karakteristike për vjeshtën.  Lancaster këtë sezon luan pikërisht me këtë ekuilibër: modele që tërheqin vëmendjen, por mbeten të lehta për t'u kombinuar.

Ashtu si çdo koleksion tjetër edhe ky sezon Vjeshtë-Dimër 2026 i Lancaster Paris Albania, nuk kërkon shumë përpjekje për të transmetuar elegancë dhe modelet e reja mund të bëhen pjesë e garderobës përtej një sezoni të vetëm.

Vizitoni faqen e Instagram @lancasteralbania ose dyqanin në katin 1, Galeria ETC!