Dashuria i çoi në altar, VIP-at që u martuan këtë verë
Kjo verë ka qenë padyshim sezoni i dasmave në showbiz, me emra të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë që i dhanë fund beqarisë dhe festuan dashurinë në ceremoni të veçanta.
Një prej dasmave më të komentuara ishte ajo e Kidës dhe Ajbit. Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni madhështore në Romë, ku këngëtarja shqiptare shkëlqeu në ditën e saj të veçantë. Nga veshjet elegante e deri te atmosfera luksoze, dasma e tyre mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Një tjetër emër që ka qenë në qendër të vëmendjes është Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare me famë botërore kurorëzoi dashurinë me aktorin Callum Turner, duke organizuar një festë madhështore ku morën pjesë familjarë, miq dhe shumë emra të njohur. Çifti prej kohësh ishte një prej më të komentuarve në mediat rozë, ndërsa martesa e tyre u kthye në një prej lajmeve më të mëdha të showbiz-it.
Ndërkohë, edhe Afrona Dika ka ndezur kureshtjen e fansave. Ajo ka nisur numërimin mbrapsht për ditën e madhe, duke publikuar një fotografi me mbishkrimin “One month until I do”. Postimi i saj ka bërë që ndjekësit të presin me padurim detajet e ceremonisë.
Kësaj liste i shtohen edhe çifte të tjera të njohura, të cilat gjatë kësaj vere zgjodhën ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel.
Nga Kida e Ajbi, te Dua Lipa dhe Callum Turner e deri te Afrona Dika, kjo verë padyshim ka sjellë shumë unaza, fustane të bardha dhe histori dashurie që kanë pushtuar vëmendjen e publikut. /Indeksonline/

