Shqipëria po përballet me një nga krizat më të thella në historinë e saj moderne, e kushtëzuar nga kapja e shtetit, shpopullimi masiv dhe një sistem drejtësie i paralizuar.
I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, gazetari Julian Hoxhaj thotë se një nga goditjet më të mëdha ndaj demokracisë është fushata e lobimit korruptiv, që sipas tij, lidhet me skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Për Hoxhajn, synimi kryesor i këtij skenari ishte asgjësimi i opozitës dhe goditja e figurave kryesore të saj, si Sali Berisha, me qëllim dobësimin e qindra mijëra qytetarëve që rezistuan përballë padrejtësive.
Sipas gazetarit, pasojat e këtij regjimi janë tragjike për demografinë dhe ekonominë e vendit, pasi që nga viti 2021, eksodi ka marrë përmasa gjenocidale.
Largimet nuk prekin më vetëm shtresat në nevojë, por po zbrazin administratën publike dhe sektorin privat nga profesionistët më të kualifikuar.
Pavarësisht kësaj panorame të errët, lëvizjet opozitare, thekoi ndër të tjera Hoxhaj, duke nisur që me "Foltoren" në vitin 2021, kanë arritur të mbajnë gjallë rezistencën. Protestat e vazhdueshme dhe denoncimet e drejtpërdrejta po demaskojnë vazhdimisht establishmentin e korruptuar, duke i treguar botës dhe ndërkombëtarëve të vërtetën mbi atë që po ndodh në Shqipëri.
Për Hoxhajn, vizita e fundit në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja nga diaspora dëshmojnë se përpjekjet për rivendosjen e dinjitetit dhe demokracisë në vend, po marrin një vëmendje dhe përmasë të re.
Qytetarët shqiptarë për shkak të asaj që jo vetëm zoti Berisha por edhe ne si gazetarë në një farë mënyre e kemi besuar që ka qenë një lloj padrejtësie, ka qenë një lloj po themi lobimi korruptiv. Ne e kemi denoncuar në emisionin Plug por sigurisht që e kanë besuar dhe 500.000 demokratë në këto vite. Po bëj një përmbledhje po them të asaj çfarë ka pësuar Shqipëria për shkak të asaj, të atij lobimi që bëri Edi Rama dhe të gjithë strukturat e tij, edhe mediatike, të cilat edhe sot për fat të keq po përpiqen ta anatemojnë këtë vizitë. E kuptoni se çfarë ndodh. Pra thonë, Berisha sot është, e ka kaluar oqeanin, është mes qytetarëve shqiptarë në SHBA, do të jetë pasnesër te konventa e republikanëve amerikanë dhe këta thonë që Berisha është akoma non grata.
Pra kjo është çmenduria që ndodh këtu, por çfarë i ka ndodhur Shqipërisë për shkak të gjithë kësaj? I ka ndodhur Shqipërisë një shpopullim masiv. I ka ndodhur Shqipërisë një rrënim total ekonomik. I ka ndodhur Shqipërisë një kapje totale e sistemit të drejtësisë. I ka ndodhur Shqipërisë një lulëzim i jashtëzakonshëm i krimit, i grupeve kriminale dhe mafies të lidhura drejtpërdrejt, jo më me struktura të caktuara të qeverisë dhe po themi të strukturave të saj, por drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama dhe këtë nuk e themi më ne, e thonë të gjitha mediat ndërkombëtare, të gjitha raportet zyrtare.
Pra, Shqipëria sot është jo më një narko-regjim, po themi në termi figurativ, por është një narko-regjim i plotë. Sepse Edi Rama arriti që nëpërmjet lobimit korruptiv të shkatërrojë dhe të dëmtojë opozitën. Pra, shpallja e padëshiruar e zotit Berisha në SHBA nuk ishte një goditje e thjeshtë e njeriut që ka udhëhequr vendin në periudha të caktuara që pas rënies së komunizmit edhe deri në vitin 2013, njeriut që ka mbajtur lart pishtarin e demokracisë. Por ka qenë një goditje e madhe për opozitën shqiptare, për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë besuar te liria, kanë besuar te vlerat e saj dhe mbi të gjitha ajo goditje ka qenë edhe një goditje për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që në fakt nuk kanë qenë simpatizantë apo votues të Partisë Demokratike por kanë pasur një lloj besimi te Amerika.
Sepse sot e kanë kuptuar shumë mirë se çfarë ka arritur të bëjë një njeri i vetëm dhe unë po ju them një gjë që është shumë e rëndësishme sepse lobimi, kur themi lobimi korruptiv, duhet ta lidhim me një emër shumë interesant. Charles McGonigal. Deklarata e kryeministrit Edi Rama është bërë në vitin 2018. Nëse ju kujtohet, dosja e McGonigal, e gjithë zanafilla ka nisur pikërisht te takimet e Edi Ramës midis 2017 dhe 2018-ës kanë qenë të gjitha takimet intensive dhe ne kemi arritur të kuptojmë se nuk u godit Lulzim Basha që drejtonte opozitën atë kohë, përkundrazi u godit Sali Berisha sepse ishte njeriu, ishte magneti që tërhiqte pas vetes demokratët dhe këtë e tregoi edhe pas po themi, 19 majit të vitit 2021, edhe në vijim gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë ai njeriu që duhej sulmuar jo për ta dëmtuar për të udhëtuar në Amerikë.
Por sepse vetëm kështu mund të dëmtoheshin 500.000 votues të Partisë Demokratike, të cilët, fatmirësisht, dhe këtu duhen falenderuar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që besuan që kjo ishte një padrejtësi dhe i rezistuan kohës. Dhe dua ta mbyll këtë koment me të mirën që ka sjellë pikërisht edhe kjo sepse ka dy anë të medaljes. Ka qenë lufta, beteja për dinjitet e zotit Berisha që ka mbajtur në këmbë frymën e opozitarizmit në Shqipëri. Sepse sot kemi një protestë që zgjat prej rreth 100 ditësh, por kjo protestë nuk do të kishte asnjë mundësi të ndodhte nëse ai njeri nuk do të kishte dalë pikërisht në shtator të vitit 2021, të kishte nisur foltoren dhe të kishte nisur një betejë ku do t'u tregonte qytetarëve shqiptarë se çfarë po ndodhte me qeverinë që i drejtonte, me korrupsionin, me krimin e organizuar që e ka kthyer sot Shqipërinë turpin e botës në sytë e ndërkombëtarëve.
Pra, deklarata të cilat dhe denoncime të cilat vinin direkt për atë që ishte establishementi i kohës. Dhe pastaj do të ishte vetë establishementi që do të vetëdenonconte, do të bënte denoncimin e vetes përmes qëndrimeve, vetëdemaskim, e drejtë, vetëdemaskim. Pasojat më të mëdha janë pikërisht në aspektin e demografisë së vendit. Që për hir të së vërtetës deri në vitin 2021 kishte një lloj lëvizje po them të qytetarëve shqiptarë, ishte masive në përmasat e saj, por... Përmasat dramatike që ka marrë pas vitit 2021, ne nuk do t'i rekuperojmë ndoshta për disa dekada. Sepse shpopullimi nuk është shoqëruar thjesht me largim të qytetarëve shqiptarë. Shpopullimi është shoqëruar edhe me dëmtim të madh të gjithë infrastrukturës ekonomike të vendit.
Sepse kanë ikur njerëz të cilët kanë punuar në administratë publike, ose janë aktualisht njerëz që bëjnë procedurat e largimit nga Shqipëria, që punojnë në administratë publike. Punojnë në sektorë të ndryshëm në biznesin privat, në industri, janë njerëz të mirëtrajnuar, të mirë, po themi, arsimuar dhe profesionistë të cilët po shkojnë jashtë vendit, jo sepse në Shqipëri nuk marrin të ardhura, por sepse për shkak të këtij, po themi, presioni të jashtëzakonshëm që qeveria ushtron në të gjitha format, që nga çmimet, qiratë, blerja e pronave, çmimet e ushqimeve, kostot e jetesës, arsimimit të fëmijëve të tyre, siguria mbi të gjitha. Domethënë janë shumë elementë që po i detyrojnë shqiptarët të ikin nga Shqipëria sot. Dhe në këtë lloj mënyre ose në këtë këndvështrim, humbja që ka pësuar ekonomia shqiptare dhe vetë Shqipëria në përgjithësi të kësaj lëvizje demografike, që është shpopullim gjenocidal e quaj unë, është e tmerrshme.
© SYRI.net