“Free Joz Marku”, Seldi Qalliu reagon ashpër pas arrestimit të këngëtarit

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Këngëtari Seldi Qalliu ka reaguar publikisht pas arrestimit të Joz Markut, duke shprehur mbështetjen e tij për këngëtarin dhe duke kërkuar lirimin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seldi ka bërë thirrje për lirimin e Jozit, ndërsa ka komentuar edhe rrethanat që lidhen me përplasjen e tij me Eduart Kuçin.

“Free Joz Marku. S’ka bërë asgjë, veçse ka marrë të drejtën që i takon pasi iu sha familja drejtpërdrejt para të gjithëve”, shkroi Seldi Qalliu në reagimin e tij.

Seldi Qalliu prej disa kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është tërhequr nga aktiviteti muzikor dhe daljet e shpeshta në televizion, duke zgjedhur të qëndrojë më larg vëmendjes publike.

Megjithatë, këngëtari vijon të jetë aktiv herë pas here në rrjetet sociale, ku publikon momente nga jeta e tij dhe reagon për zhvillime që tërheqin vëmendjen e publikut.

Këtë herë, reagimi i tij lidhet me arrestimin e Joz Markut, ngjarje që ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe në hapësirën publike.

Publikuar nga Publik Media