Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka përfunduar në pranga pas incidentit të dhunshëm me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi.
Ngjarja është filmuar dhe pamjet e përplasjes kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku Marku shfaqet duke u përfshirë në konflikt fizik me Kuçin, në prani edhe të disa personave të tjerë.
Sipas raportimeve, përplasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti të nisur më herët në rrjetet sociale, ku mes dy personazheve ka pasur akuza, ofendime dhe kërcënime.
Rasti ka marrë përmasa edhe më të mëdha pas publikimit të videos së incidentit. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur procedurat lidhur me ngjarjen dhe Marku është arrestuar.
Prokuroria Themelore në Pejë raportohet se ka hapur një rast ndaj tij dhe ka kërkuar arrestimin e këngëtarit.
Pamjet e përleshjes kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa pritet që hetimi të zbardhë rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e personave të tjerë të përfshirë.







