Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në tunelin panoramik në aksin Elbasan-Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë izoluar dhe situata është vënë nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të tunelit.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Automjeti, ndërkohë, ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.







