Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor Bardhi, i ekzekutuar dje në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

 

Sipas burimeve për InfoNews, automjeti ishte marrë me qira në Kosovë. Ndërkohë, targat rezultojnë të manipuluara. Autorët dyshohet se kanë hequr targat origjinale të automjetit dhe kanë vendosur targa të një automjeti tjetër, të cilat rezultojnë të vjedhura.Policia pritet të bashkëpunojë edhe me autoritetet në Kosovë për gjurmimin e autorëve, si dhe për identifikimin e personave që kanë marrë me qira automjetin dhe për të verifikuar nëse kanë lidhje me atentatin.Bardhi u gjet i ekzekutuar me breshëri plumbash brenda automjetit të tij. Sipas të dhënave paraprake, autorët, që dyshohet se kanë qenë disa persona, janë larguar në drejtim të Rrugës së Kombit, pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

 

Automjeti i dyshuar është gjetur nga policia rreth 20 minuta pas vrasjes, në fshatin Monaz, i përfshirë nga flakët. Djegia e automjetit dyshohet se është përdorur si mënyrë për të humbur gjurmët. Ekzistojnë dyshime se, pas djegies së makinës, autorët mund të jenë ndihmuar nga një person tjetër për t’u larguar nga zona.

 

Deri më tani, përveç pamjeve filmike që dokumentojnë lëvizjen e autorëve pas ngjarjes, nuk ka të dhëna për pamje të tjera filmike apo kamera sigurie që të kenë fiksuar momente të tjera të atentatit.

 

Hakmarrja mes fiseve, pista kryesore e hetimit

 

Një nga pistat e hetimit lidhet me dyshimet se Viktor Bardhi mund të jetë viktima e radhës e sagës së hakmarrjeve mes fisit Bardhi dhe një fisi tjetër në zonë.

 

Zanafilla e kësaj serie ngjarjesh daton në vitin 2016, me vrasjen e Saimir Jakut. Pas tij, dyshohet se janë ekzekutuar nëntë persona të tjerë nga të dyja palët.

 

Në vitin 2023, Viktor Bardhit iu vra vëllai, Martin Bardhi, në lokalin e tij në Mirditë, vetëm një muaj pasi kishte dalë nga burgu. Martin Bardhi akuzohej për një vrasje të mbetur në tentativë ndaj Saimir Recit.

 

Ndërkohë, në janar të vitit 2025, Viktor Bardhit iu vra edhe nipi, Kristian Bardhi, alias Marku, në aksin Fier–Vlorë. Këto ngjarje vijojnë të mbeten ende të pazbardhura.

 

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, njoftoi dje se një person është shoqëruar në komisariat. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për lidhjen e këtij personi me vrasjen apo për dijeninë që ai mund të ketë mbi ngjarjen.

Previous Post

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Next Post

Joz Marku përballet me Edit me “Fenelina” dhe “Stop”

Next Post
Joz Marku përballet me Edit me “Fenelina” dhe “Stop”

Joz Marku përballet me Edit me “Fenelina” dhe “Stop”

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al