Dy të dërguarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Ata janë pritur nga presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky.
Para se të nisin takimin zyrtar për të diskutuar për temat e rëndësishme që lidhen me luftën me Rusinë, emisaraët e presidentit Trump, kanë vizituar disa objekte në Kiev.
Paraprakisht, Zelensky është takuar me ekipit negociator të Ukrasinës, duke thënë se Kievi ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet konstruktive.
“Jemi të interesuar ta afrojmë fundin e luftës. Nevojitet paqja. Nevojiten garanci sigurie. Nevojitet një karakter dinjitoz i paqes së pasluftës. Propozimet tona janë përgatitur. Është e rëndësishme të punohet në një mënyrë të koordinuar, kuptimplote dhe realiste.”, ka thënë Zelensky.
Ndryshe, para Kievit, dyshja amerikane ka qëndruar në Moskë, ku janë takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit
Gjendet pa sh*nja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë
Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e...
Tragjedi në Kepin e Gjelbër/ Autobusi b*e në humnerë, 25 të ...
“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, a...
Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, B...