Pique kritikon Real Madridin për Xabi Alonson: Kanë bërë një gabim të madh

13:18 | 6 Shtator 2026
D.H

Gerard Pique ka bërë një deklaratë të fortë për situatën e Xabi Alonsos, duke lënë të kuptohet se Real Madrid ka bërë një gabim të madh duke hequr dorë nga trajneri spanjoll.

Ish-mbrojtësi i Barcelona ka vlerësuar lart aftësitë taktike të Alonsos, duke kujtuar edhe suksesin e tij te Bayer Leverkusen, ku arriti të fitojë Bundesligën përpara Bayern Munichut dhe të ndërtojë një skuadër spektakolare me futbollistë si Jeremie Frimpong dhe Alejandro Grimaldo.

Sipas Piques, Real Madrid nuk duhej të hiqte dorë nga Alonso dhe problemet e mundshme brenda dhomës së zhveshjes nuk duhet të kishin ndikuar në fatin e një trajneri të nivelit të tij.

“Real Madrid ka gabuar me Xabi Alonson. Ai është një gjeni taktik dhe tani po e shohim se për çfarë është i aftë”, është deklarata që i atribuohet Piques.

Pique e ka krahasuar këtë situatë edhe me filozofinë e Barcelona, duke theksuar se te klubi katalanas nuk duhet të ketë lojtarë që e vendosin veten mbi interesat e klubit.

“Kjo është diçka që nuk do të ndodhte te Barcelona. Te Barça, asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi. Çdo futbollist duhet ta respektojë fanellën dhe të luftojë për stemën”, thuhet në deklaratë.

Pique ka përmendur edhe rastin e Ferran Torres, duke pretenduar se Barcelona nuk toleron futbollistë që mendojnë se janë mbi klubin dhe interesat e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale