Po transportonte 20 derrave të vegjël pa dokumentacion, ndalohet shoferi në Kllokot

10:21 | 6 Shtator 2026
D.H

Një person është ndaluar në Kllokot pasi dyshohet se po transportonte 20 derra të vegjël pa dokumente përcjellëse.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 09:15, kur njësiti policor ka ndaluar një automjet furgon me targa vendore.

Automjetin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili po transportonte 20 krerë derra të vegjël (gica), pa dokumentacionin e nevojshëm.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda për rastin. I dyshuari, së bashku me automjetin dhe kafshët, është liruar, ndërsa për procedurat e mëtejme janë marrë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Njësiti policor ka ndaluar automjetin furgon me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari (m/k), me të cilin automjet kishte qenë duke i transportuar 20 krerë derra të vogël (gica) pa dokumente përcjellëse. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari me automjete dhe kafshë janë liruar, ndërsa me procedura tjera rreth rastit janë marrë zyrtarët e AUV-ës”, thuhet në raportin e Policisë./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale