Një person është ndaluar nga Policia në rrugën “Pasion” – Muçibabë, pasi dyshohet se po transportonte emigrantë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 00:20, ku i dyshuari mashkull është ndaluar duke drejtuar automjetin, në të cilin ndodheshin 11 emigrantë.
Me vendim të prokurorit, për rastin është njoftuar njësiti për Migrim, ndërsa vetura është konfiskuar dhe është dërguar në Terminalin Doganor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është ndaluar i dyshuari duke drejtuar automjetin, ku në brendi kishte 11 emigrantë. Me vendim të prokurorit është njoftuar njësiti për Migrim, vetura i është konfiskuar dhe dërguar në terminalin Doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrantë”./Arbresh.info
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit
Gjendet pa sh*nja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë
Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e...
Tragjedi në Kepin e Gjelbër/ Autobusi b*e në humnerë, 25 të ...
“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, a...
Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, B...