Vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan, arrestohen dy persona

09:10 | 6 Shtator 2026
D.H

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se kanë hyrë në një objekt fetar dhe kanë vjedhur para nga arka e bamirësisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ata dyshohet se me një mjet të fortë kanë hapur arkën e bamirësisë, nga e cila kanë marrë një shumë parash.

Pas një hetimi policor, të dyshuarit janë arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë hyrë në objektin fetar (xhami) dhe me mjetë të fort kanë hapur dhe vjedhur një shumë parash nga arka e bamirësisë. Pas një hetimi policore janë arrestua dhe urdhër të Prokurori janë dërgua ne mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale