Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person – i dyshuari në arrati

09:04 | 6 Shtator 2026
D.H

Një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje në një lokal në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person pas një mosmarrëveshjeje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, në një lokal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tetntaivë”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale