Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë derbit të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Beşiktaşit.
Tifozi i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë pasi pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi turk përmes një njoftimi zyrtar, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e tifozit.
“Me pikëllim të thellë kemi mësuar për ndarjen nga jeta të tifozit tonë Yaşar Gerçek, i cili pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes me Beşiktaşin. I shprehim ngushëllimet tona familjes së tij, të afërmve dhe gjithë komunitetit të Fenerbahçes”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në aspektin sportiv, Besiktasi triumfoi 2:1 ndaj Fenerbahçes në derbin e Stambollit.
Te Besiktasi luan reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ndërsa Fenerbahçen e përfaqëson Vedat Muriqi./Arbresh.info
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit
Gjendet pa sh*nja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë
Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e...
Tragjedi në Kepin e Gjelbër/ Autobusi b*e në humnerë, 25 të ...
“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, a...
Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, B...