Derbi i madh turk, Muriqi përballë Rashicës

23:21 | 5 Shtator 2026
Q L

Një nga derbit më të zjarrta të futbollit turk zhvillohet sonte, ku Fenerbahçe përballet me Besiktasin në një sfidë që pritet të sjellë spektakël në fushë.

Ndeshja nis nga ora 19:00, me Fenerbahçen e Vedat Muriqit që luan para tifozëve të saj, ndërsa në anën tjetër do të jetë Milot Rashica me Besiktasin.

Kjo përballje është e veçantë edhe për tifozët kosovarë, pasi dy prej futbollistëve kryesorë të Kosovës do të jenë kundërshtarë në një prej rivaliteteve më të mëdha të futbollit turk.

Shpërndaje në rrjete sociale