Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar luftëtarin e lirisë, Hajdar Ahmeti, në 23-vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Ahmeti ishte rritur në një familje atdhetare nga Reka e Keqe e Gjakovës dhe se së bashku me babain e tij, Hasanin, ishte bashkuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Haradinajt, Hajdar Ahmeti e vazhdoi kontributin për vendin edhe pas përfundimit të luftës, duke shërbyer në uniformën e Policisë së Kosovës deri në momentin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka treguar se bashkë me bashkëluftëtarë dhe banorë të zonës ka marrë pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore të Shtabit Lokal të UÇK-së në fshatin Berjah.
“Me bashkëluftëtarë dhe banorë të kësaj ane, morëm pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal të UÇK-së në Berjah, në kujtim të kontributit të madh të bijve të kësaj ane për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka përkujtuar me nderim Hajdar Ahmetin dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Lavdi e përjetshme veprës dhe kujtimit të Hajdar Ahmetit dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit
Gjendet pa sh*nja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë
Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e...
Tragjedi në Kepin e Gjelbër/ Autobusi b*e në humnerë, 25 të ...
“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, a...
Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, B...