Zjarri në Frrakull, 30 trupa të Forcave të Armatosura në terren për parandalimin e riaktivizimit

09:19 | 6 Shtator 2026
D.H

Situata në vatrën zjarrit në Frrakull paraqitet aktualisht e qetë, ndërsa në zonën ku vijon të evidentohen tymra kanë nisur të angazhohen në operim 30 trupa të Forcave të Armatosura.

Pavarësisht qetësimit të situatës, rreziku për riaktivizimin e vatrave të zjarrit mbetet i pranishëm. Zona është e mbuluar me pyll pishe, çka favorizon përhapjen e flakëve në rast të rikthimit të zjarrit.

Forcat e angazhuara do të vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe neutralizimin e çdo vatre të mbetur.

Shpërndaje në rrjete sociale