Zanatet po zhduken, Shkupi i “shpëton” me 20 mijë denarë

    Zejtarët e Shkupit do të kenë mundësi më 30 nëntor të aplikojnë për shfrytëzimin e subvencioneve në vlerë 20 mijë denarë.

    “Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët, banorët te qytetit të Shkupit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, nuk kanë shfrytëzuar mjetet e Qytetit të Shkupit në vitin aktual dhe zejtarët e regjistruar në pajtim me Ligjin për zejtarinë”, theksohet në Thirrjen Publike.

    Përmes kësaj Thirrje Publike planifikohet ndarja e subvencioneve për zejtarët dhe zejet deficitare në zhdukje në qytetin e Shkupit për vitin 2026-të. Dokumentet duhet të dorëzohen në sektorin për zhvillimin ekonomike lokal në objektin e Qytetit të Shkupit.

    Qyteti i Shkupit për këtë Thirrje publike ka ndarë 400 mijë denarë.

    Lajmi Paraprak

    Pse disa fëmijë kanë vështirësi me leximin

    Lajmi i rradhës

    Hybrid CoE: Maqedonia e Veriut ngec në rrugën drejt BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë