Sekuestrohen rreth 4 mijë metra rrjeta peshkimi në Liqenin e Ohrit

    Policët nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“ kanë gjetur 20 rrjeta peshkimi me gjatësi totale prej rreth 4 mijë metrash, si dhe 872 copë peshk të llojit belushkë e Ohrit, me peshë të përgjithshme prej 116,9 kilogramësh.

    Rrjetat dhe peshku i kapur janë gjetur në zonën mes fshatrave struganë Kalishtë dhe Radozhdë, gjatë një kontrolli aksionar për parandalimin e veprës penale “peshkim i paligjshëm”.

    Me udhëzim të prokurorit publik, policët kanë sekuestruar rrjetat dhe peshkun e kapur, ndërsa për rastin është njoftuar inspektorati kompetent për peshkatari. Nga Stacioni Policor kanë njoftuar se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara për parandalimin e peshkimit të paligjshëm dhe mbrojtjen e fondit të peshkut në Liqenin e Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut kërkon punëtorë: 10.697 vende pune të lira

    Lajmi i rradhës

    “Skejtbordingu nuk është për vajza” do ta përfaqësojë RMV-në në Oscar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë