Reagon ministrja Pacolli: Më gëzon vendimi i Gjykatës, po mbrohen mbi 68 ari tokë të UP-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon ministrja Pacolli: Më gëzon vendimi i Gjykatës, po mbrohen mbi 68 ari tokë të UP-së

    Insajderi
    05 September 2026 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Universiteti i Prishtinës ka shënuar një tjetër fitore në përballjen gjyqësore ndaj pretenduesve të pronave të tij.

    Sipas një njoftimi zyrtar nga UP-ja, Gjykata Themelore e Prishtinës, pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ka vendosur masën e sigurisë për një sipërfaqe prej mbi 68 arish tokë të vendosur në zonën e Fakultetit Teknik.

    Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli.

    “Vendosja e masës së sigurisë për këtë pronë mbi 68 ari është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të pasurisë publike. I gëzohem këtij zhvillimi dhe do të vazhdoj të angazhohem që pronat publike të mbrohen me ligj dhe me përgjegjësi institucionale”, ka thënë Pacolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark