Konflikti i armatosur: Policia shpall në kërkim ish-deputetin shqiptar, vëllain e biznesmenit Muça - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konflikti i armatosur: Policia shpall në kërkim ish-deputetin shqiptar, vëllain e biznesmenit Muça

    Insajderi
    05 September 2026 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim ish-deputetin Bujar Muça, vëllain e biznesmenit Luan Muça, të “Delta Group”, pas përplasjes së armatosur të ndodhur në Vlorë. Roli i tij në këtë ngjarje mbetet ende i paqartë nga hetuesit.

    Ndërkohë, ekzistojnë dyshime për të paktën një person të plagosur, pasi brenda një prej mjeteve të sekuestruara janë gjetur njolla gjaku.

    Grupi hetimor po kryen verifikime në spitalet e Vlorës, Fierit dhe Tiranës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që lëndimet të jenë shkaktuar edhe nga xhamat e thyer të automjeteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark