Softa: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Softa: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

    Insajderi
    05 September 2026 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur në lidhje me përplasjen mes biznesmenëve në Vlorë për çështjen e tokës, teksa tha se Radhima ishte vetëm “maja e ajsbergut” e problematikave që lidhen me pronat në Shqipëri.

    Sipas Softës, rreth 10-11 mijë persona janë vrarë në Shqipëri për shkak të konflikteve të pronës, që nga fillimi i demokracisë deri në ditët e sotme. Ai tha se kjo shifër tregon përmasat e problemit që lidhet me pronësinë në vend.

    “Radhima ishte maja e ajsbergut të problematikave që ka për pronat. Në qoftë se do kërkojmë statistika, nuk e di, mundohesh të kërkosh, po të paktën aq sa gjeta janë rreth 10.000-11.000 të vrarë vetëm për konfliktet me pronën, nga fillimi i demokracisë dhe deri në ditët e sotme”, ka thënë ai.

    Sipas ekspertit, çështja e pronës mbetet një problem madhor që ende nuk është zgjidhur nga shteti dhe shoqëria shqiptare.

    “Kështu që ky është një problem madhor që ne ende nuk e zgjidhëm si shtet, nuk e zgjidhëm si shoqëri dhe vazhdojmë ta mbartim këtë gjë, duke u trashur në momente të caktuara, pikërisht kur interesat ekonomike për pronën vijnë në këto nivele, siç është kjo sipërfaqe që dëgjova, një sipërfaqe e konsiderueshme ku përfshihen interesa të tjera të vogla ekonomike të të gjithë atyre”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark