Faton Peci nuk do të jetë më kryetar i degës së partisë “Guxo” në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peci, i cili përmes një njoftimi ka treguar edhe emrin e drejtuesit të ri të degës së partisë atje.
Nga tani e tutje, udhëheqja e “Guxo” në Mitrovicë i është besuar Enis Osmanit.
Postimi i plotë i Pecit:
Falënderim për strukturën e GUXO-s në Mitrovicë
Për 4 vite, përveç bashkëkryetar, drejtova edhe degën e GUXO-s në Mitrovicë.
Nga zemra, faleminderit për punën, përkushtimin e angazhimin e përbashkët.
GUXO, në zgjedhjet e fundit, në garën për asamble, doli e 3-ta.
Partneriteti i shëndoshë me Albin Kurtin dhe VV-në ishte vendimtar për ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë, ku edhe GUXO ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Bashkë do të vazhdojmë.
Kryetarit të ri të degës së GUXO-s në Mitrovicë, Enis Osmani, dhe ekipit të tij i uroj sukses në konsolidimin e mëtejshëm të partisë.