Nga Llapi përcillet mesazhi i fuqishëm mbështetës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Llapi përcillet mesazhi i fuqishëm mbështetës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

    Insajderi
    05 September 2026 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Zonën Operative të Llapit është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

    Ish-komandantë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kërkuar drejtësi dhe lirinë e tyre.

    “Nga Zona Operative e Llapit, bashkëluftëtarët kanë shprehur besimin e tyre në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe kanë ritheksuar se në çdo rrethanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të luftëtarëve të lirisë”, njofton platforma “Liria ka Emër”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark