Ndalohet fugoni që po transport ilegal i 20 derrave të vegjël në Kllokot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet fugoni që po transport ilegal i 20 derrave të vegjël në Kllokot

    Insajderi
    06 September 2026 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësiti policor ka ndaluar një furgon me targa vendore, të cilin e drejtonte një burrë.

    Sipas policisë, në automjet ishin duke u transportuar 20 krerë derra të vegjël (gica), pa dokumente përcjellëse.

    Në konsultim me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit. I dyshuari, automjeti dhe kafshët janë liruar, ndërsa me procedurat e tjera lidhur me rastin janë marrë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

    Njoftimi i plotë:

    TRANSPORT ILEGAL I KAFSHËVE/Kllokot / 05.09.2026 – 09:15. Njësiti policor ka ndaluar automjetin furgon me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari (m/k), me të cilin automjet kishte qenë duke i transportuar 20 krerë derra të vogël (gica) pa dokumente përcjellëse. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari me automjete dhe kafshë janë liruar, ndërsa me procedura tjera rreth rastit janë marrë zyrtarët e AUV-ës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark