Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca në terren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca në terren

    Insajderi
    06 September 2026 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Flakët vijojnë të përfshijnë kodrat e Bardhajve në Shkodër, ndërsa zjarri në këtë zonë është aktiv prej rreth 24 orësh.

    Pamjet tregojnë përhapjen e flakëve në zonën e pyllëzuar, ndërsa situata vijon të mbetet problematike për shkak të terrenit dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.

    Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe izolimin e vatrave të zjarrit. Sakaq theksojmë se flakët nuk përbejnë rrezik për banorët./ TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark