Ligji për përfaqësim të drejtë në pikëpyetje, Gashi: nuk e dimë nëse i kemi votat

    Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në TV21, foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë. I pari i Kuvendit, tha se nuk janë të sigurt nëse i kanë numrat për ta kalur ligjin në Kuvend.

    Mes tjerash kryeparlamentari shtoi se për ligjet çdo herë duhet dialog dhe se takimet mes deputetëve të jenë mënyra e artikulimit dhe gjetjes së zgjidhjes.

    Gashi: Për ta hedh në votim dhe për ta dështuar……

    TV21: Nuk i keni numrat e duhur për ta kaluar ligjin?

    Gashi: “Po nuk i dimë, nuk jemi të sigurt për momentin dhe mendoj se duhet të flasim me deputetët të shohim të shohim a kemi mundësi dhe hapësirë politike, a ka gatishmëri që të kalohet ligji dhe të implementohet. Si po rrjedh implementimi, dhe pastaj kushdo që vjen në pushtet apo edhe ne vetë vitin tjetër. Të formohet trupi koordinativ në Qeveri kur të miratohet metodologjia, do ta përcaktojmë saktë se në cilin institucion cila metodë duhet të përdoret për të arritur deri te përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Dhe nëse kjo i jep rezultatet e veta do të bindemi të gjithë se është mirë. Nëse ka probleme, nëse ka mangësi, nëse ka anomali të caktume do të ulemi prap bashkërisht të shohim se ky ligj, apo nen, apo element i ligjit nuk jep rezultate e duhura. E ndryshojmë atë nen, e modifikojmë, dmth vijmë deri te zgjidhja. Asnjëherë nuk ka pasur ligj perfekt që është votuar për herë të parë dhe ka mbetur i tillë i pandryshuar”.

    A frikësohet VLEN nga zgjedhjet e parakohshme? Gashi: zgjedhjet nuk janë çështje frike apo fitorjeje, qytetari vendos

    Gashi, tha se qëndrimi për zgjedhjet nuk lidhet me frikën nga humbja apo fitorja, pasi sipas tij, rezultatin e përcakton qytetari. Ai theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen në termin e rregullt dhe se “gjyqi i popullit” i pret pavarësisht nëse zgjedhjet mbahen sot apo pas dy vitesh. Gashi tha se nuk e sheh politikën nga prizmi i privilegjeve, por i përgjegjësive, duke shtuar se puna dhe rezultatet gjatë mandatit janë garancia më e madhe për rezultatin në zgjedhje.

    TV21: qëndrimi juaj është se nuk jeni për zgjedhje edhe si kryetar Kuvendi, por kjo reflekton njësoj edhe si qëndrim i VLEN-it se edhe qëndrimi i VLEN-it është zgjedhjet të mbahen në terminin e rregullt. Por kryeministri Mickoski tha se ne nuk jemi qyqarë nëse opozita kërkon zgjedhje ne do të dalim dhe do ti fitojmë ata. Pse ju nuk e keni një qëndrim të tillë apo ndoshta keni drojë se mund të humbni në zgjedhje si VLEN?

    Afrim Gashi: nuk është çështje e fitores apo e humbjes, atë e përcakton qytetari. A sot, a nesër, apo pas dy vitesh Gjyqi i popullit na pret, nuk mund t’i ikim ati gjyqi. Kështu që nuk mendoj se kjo lidhet me datat. Nëse sot janë zgjedhjet edhe nëse janë pas dy viteve nuk mendoj se ndryshohet shumë opinioni.

    TV21: privilegjet e pushtetit vazhdojnë edhe për dy vite.

    Afrim Gashi: cilat privilegje? Unë politikën nuk e shoh nga prizmi i privilegjeve, unë e shoh nga prizmi i përgjegjësive dhe mendoj se çdo bartës i institucioneve është përgjegjës për punën e vetë dhe duhet të japë rezultate aty. Nga ana tjetër eksponent të VLEN-it edhe bashkëkryetarët e VLEN-it që kanë thënë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe janë të bindur se i fitojmë zgjedhjet. Por nuk mendoj se duhet të preokupohemi rreth fitores së zgjedhjeve. Unë personalisht nuk preokupohem se cili është rezultati i zgjedhjeve. Unë angazhohem sot, çfarë detyre më ka dhënë populli mundohem t’i rri në besë votuesit maksimalisht të punoj drejt, me nderë, pa hile t’ju shërbej atyre e pastaj ato le të gjykojnë. Puna sot është garanca më e madhe se çfarë rezultati kam në zgjedhje. /Nistori/




    Lajmi Paraprak

    “Skejtbordingu nuk është për vajza” do ta përfaqësojë RMV-në në Oscar

    Lajmi i rradhës

    Inteligjenca Artificiale nuk do të përdoret më në shkollat fillore të New Yorkut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë