Sot në mesditë, në fshatin Borje të Njësisë Administrative Shishtavec, shpërtheu një zjarr që përfshiu shkurre dhe bar të thatë, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta.
Banorët e zonës ndërhynë të parët, ndërsa më pas u angazhuan zjarrfikësit, shërbimi pyjor dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kukës, të mbështetur edhe nga mjete zjarrfikëse të ardhura nga Dragashi i Kosovës.
Pas disa orësh punë, zjarri u vu nën kontroll dhe vatra u izolua plotësisht, duke shmangur përhapjen e mëtejshme. Ekipet vijojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.
Era vështirëson shuarjen e zjarrit masiv në Seman të Fierit!









