-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata mbylli dyert për gazetarët, reagon BE: Po monitorojmë!

Kryesoret

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, që hyri në fuqi në datën 1 shtator 2026. Delegacioni i BE thotë se po monitoron situatën.

“BE-ja është në dijeni të një rregulloreje të re të brendshme për sigurinë, rendin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila merr parasysh karakteristikat e veçanta organizative, operacionale dhe të sigurisë që lidhen me GJKKO-në dhe proceset gjyqësore të saj.

BE-ja është e gatshme të vijojë të ofrojë ekspertizë të specializuar si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik, në mbështetje të gjetjes së një ekuilibri të drejtë ndërmjet masave të sigurisë dhe aksesit në informacion dhe transparencës së proceseve gjyqësore, në përputhje me standardet dhe parimet evropiane. 

BE-ja do të vijojë t’i monitorojë nga afër këto çështje në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në përgjigje. Shoqatat e Gazetarëve dhe Dhoma e Avokatisë kanë reaguar fort por gjykata nuk tërhiqet. / TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit