-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Shqipëria e piktorit nën thundrën e propagandës

Kryesoret

Merreni me mend: ambasada e Izraelit ka nisur edukimin e mësuesve shqiptarë për Holokaustin?!

A ka perversitet më të madh sesa të të mësojnë për antisemitizmin ata që, prej 78 vitesh rresht, shfarosin popullin palestinez?)

Ata që, gjatë gjenocidit të fundit, vranë me dhjetëra mijëra fëmijë palestinezë?

Andaj, mësuesit që do ta ndjekin këtë trajnim duhet të jenë, së paku, të pandjeshëm ndaj politikave të sotme çnjerëzore të regjimit izraelit.

Madje, duhet të jenë mbi mesataren të pandjeshëm ndaj viktimave palestineze, që të lejojnë t’u shitet humanizmi nga ata që kanë rrënuar çdo vlerë njerëzore dhe që,  i kanë duart e përgjakura nga pafajësia e fëmijëve palestinezë.

Dhe sa i paturpshëm e pervers duhet të jesh që t’u mësosh shqiptarëve humanizmin ndaj të pambrojturit dhe viktimës së pafajshme?!

Shkurt dhe shqip: sado që të dëshirosh të mos i besosh këto gjëra, nuk mund t’i ikësh përshtypjes se Shqipëria e Piktorit po bëhet gjithnjë e më shumë një filiale politike e Serbisë dhe Izraelit – vende që, në histori dhe në të tashmen, shquhen për regjime të akuzuara për krime dhe politika gjenocidale.

Ku ta dish, mbase shqiptarisë i është harxhuar ajo bërthamë e racës njerëzore që dallon ‘humanizmin’ me duar të përgjakura; ajo që kupton se dikush po e nëpërkëmb historinë shqiptare, duke na shndërruar nga shpëtimtarë të hebrenjve në nxënës të rreshtuar pas atyre që akuzohen për vrasjen e pafajësisë fëmijërore palestineze.

Po pra, mbase ne shqiptarët – duke ua lënë shtetin në duar interesaxhinjve pa dinjitet – edhe dukemi si një popull që nuk e dallon diplomacinë nga hipokrizia, që nuk e sheh kur gjenocidi në Gaza ‘shitet’ si leksion humanizmi në Tiranë; kur Holokausti shpjegohet nga ata që akuzohen si arkitektë të tragjedisë palestineze; dhe kur, përballë këtij skandali, heshtin pothuajse të gjithë mësuesit tanë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit