Sunny Hill Festival ka nisur në Bërnicë të Prishtinës, duke mbledhur mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe jashtë saj.
Ylli botëror Katy Perry ishte protagoniste e natës së parë, duke dhuruar një spektakël me efekte vizuale, koreografi dhe kostume me tematikë hapësinore. Gjatë performancës, artistja amerikane valëviti flamurin e Kosovës, moment që u prit me ovacione nga publiku.
Një tjetër emocion i veçantë ishte kur 10-vjeçarja Era këndoi së bashku me Katy Perry, duke realizuar ëndrrën e saj.
Mbrëmjen e parë e ndezi edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, ndërsa festivali do të vazhdojë me performanca të artistëve si Lewis Capaldi dhe Martin Garrix.









