-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Grusht dhe kovën kokës’- Flet polici i burgut: Dumani më çau hundën!

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 7 gusht 2026 në ambientet e sektorit “C” në paraburgimin nr. 313 në Tiranë, ku vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani, ka goditur me kovë uji dhe grusht punonjësin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sinaj.

Sipas dëshmisë së efektivit të policisë, Rexhep Sinaj, paraditen e 7 gushtit, ai po hynte me shërbim në sektorin “C” të katit të dytë, ku është planizuar me punë nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

“…në duar po mbaja një qese me ushqime dhe, teksa po ngjisja shkallët drejt katit të dytë, në korridor ka dalë Nuredin Dumani dhe më ka goditur me një kovë uji, duke më lagur të gjithin. Në këtë moment më kanë rënë nga duart edhe ushqimet. Ndërsa Dumani më ka qëlluar edhe me grusht, duke më çarë në pjesën e hundës…” – ka dëshmuar efektivi i policisë, Rexhep Sinaj.

Mësohet se, pas ngjarjes, Sinaj i është nënshtruar edhe një vizite mjekoligjore pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Efektivi i policisë, me origjinë nga Tepelena, ka treguar se gjatë shërbimit, herë pas here Nuredin Dumani e ka ofenduar rëndë nga familja dhe personaliteti, por ai në asnjë rast nuk ia ka kthyer dhe në asnjë rast nuk e ka ofenduar.

Sipas tij, pas goditjes, Nuredin Dumani është larguar drejt dhomës nr. 1, që ndodhet në katin e dytë në sektorin “C”, dhe se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e brendshme të sigurisë së burgut dhe është parë nga dy punonjës policie, Edmond Gjiriti dhe Kujtim Balliu.

Mësohet se të dy këta punonjës policie janë marrë në pyetje nga Policia e Burgjeve dhe kanë dëshmuar situatën e ndodhur më 7 gusht 2026, mes të paraburgosurit Dumani dhe efektivit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Ndërsa për këtë ngjarje nuk është marrë në pyetje Nuredin Dumani.

Paralelisht me pyetjen e tyre, Policia e Burgjeve ka marrë edhe kamerat e sigurisë, ku dallohet qartë Nuredin Dumani, i veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe i qethur zero, që i gjuan me kovën e ujit punonjësit të policisë, Rexhep Sinaj.

Shkallët dhe ambienti i korridorit lagen nga uji dhe ushqimet shpërndahen në korridor. Pas kësaj shihen edhe dy punonjësit e policisë, si dhe disa të paraburgosur të tjerë, ku, pas qetësimit të situatës, ata largohen dhe dyert e sektorit “C” në katin e dytë mbyllen.

Rasti tregon se Nuredin Dumani, edhe pse i arrestuar prej 29 marsit 2022, ka dalë jashtë çdo rregulli dhe kontrolli institucional, duke mos shfaqur as pendesë për vrasjet e kryera. Ky nuk është incidenti i vetëm që bashkëpunëtori i SPAK, në disa dosje penale, ka kryer ndaj efektivëve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Ndërsa më parë Nuredin Dumani ka dhunuar fizikisht edhe të penduarin tjetër të SPAK, Amarildo Nikolli/ Syri.net

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit