Edhe këtë të diel në ditën e 99 të radhës në Tiranë para Kryministrisë do të mbahet revolta antiqeveritare ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe gjithë klasës së vjetër politike.
Pas afro 100 ditësh protestë, kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit, dorëheqja e qeverisë dhe ngritja e një kabineti tranzitor.
Ndërkohë gjatë protestës në mbrëmjen e djeshme një prej aktivistëve u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e martë në orën 17:00 të mblidhen para Kuvendit pasi do të mbahet seanca e parë plenare e këtij sezoni, duke thënë se 140 deputetët do ti gjuajmë me vezë dhe domate.









